Nga Vendi
19 September 2026
23-vjeçarja nga Tetova denoncon stomatologun, dyshime për ngacmim seksual

Një 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici një stomatolog nga një ordinancë private në qytet, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht gjatë vizitave mjekësore.

Sipas denoncimit, ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur gjatë vizitave të 14 dhe 18 shtatorit, ndërsa 23-vjeçarja pretendon se stomatologu ka kryer veprime të papërshtatshme gjatë ndërhyrjeve mjekësore.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se pas vizitave ka pranuar nga stomatologu mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme përmes një aplikacioni celular.

Rasti është denoncuar në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për verifikimin e pretendimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
ASH: Jemi 2500 vota para në Gostivar31 October 2021
Dy franceze konvertohen ne? islam pas qëndrimit në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan27 July 2021
Mickoski për vizitë në Komunën e Bërvenicës 4 September 2025