Nga Rajoni
24 September 2026
Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, në përvjetorin e rënies së policit të Kosovës.

 

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respektin e tyre për figurën dhe sakrificën e Afrim Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Bunjaku mbetet i kujtuar si një pjesëtar i Policisë së Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa familja e tij vazhdon ta përkujtojë me krenari dhe dhimbje. /Telegrafi/

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Zaev për mospjesëmarrjen e Kosovës në “Open Balkan”: Është shtet i pavarur, ia respektojmë qëndrimet16 September 2021
‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre23 September 2026
Vazhdon gjykimi për “Lidhjen ndërkombëtare”23 July 2020