Nga Rajoni
2 October 2026
Veterani i UÇK-së kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin

Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nuhi Tahiri, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Tahiri ka treguar versionin e tij për ngjarjen, duke thënë se kishte marrë pjesë në protestë së bashku me një grup shoqëror për të shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.

Sipas tij, gjatë protestës një person iu ishte afruar dhe u kishte thënë se nuk mund të kalonin në një pjesë tjetër të hapësirës. Tahiri pretendon se më pas ndaj tyre janë përdorur edhe fjalë fyese.

Ai ka thënë se i ishte drejtuar personit për t’i kërkuar që të mos e pengonte, por situata, sipas tij, u përshkallëzua pas fyerjeve dhe një kërcënimi të pretenduar.

Tahiri ka pranuar se në atë moment e kishte humbur kontrollin dhe kishte reaguar në mënyrë të papërshtatshme.

“Dua t’i kërkoj falje protestuesve për reagimin e pamatur”, ka shkruar Tahiri.

Në fund të reagimit, ai ka shprehur respekt për të gjithë pjesëmarrësit në protestë dhe ka kërkuar falje për mënyrën se si reagoi gjatë incidentit.



Të ndryshme
Më shumë
Ndalohet një person në Tetovë, sulmoi dhe ofendoi policët12 January 2026
“Model qysh duhet me punu një grua dhe me qenë e fortë”, Adriana Matoshi e përgëzon Vjosa Berishën për ‘PriFest’30 August 2021
Tragjedia e Tetovës, Kaleska: Shkarkimi i ministrit apo zëvendësministrit nuk është zgjidhje17 September 2021