ShowBiz
3 October 2026
"Kam qenë i fokusuar në shëndet", Buta tregon arsyen që e mbajti më larg muzikës këtë vit

Reperi i njohur kosovar Buta ka sqaruar arsyen pse gjatë këtij viti ka qenë më pak aktiv me projekte të reja muzikore, duke treguar se vëmendjen e tij kryesore e ka përqendruar te shëndeti dhe mirëqenia personale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u ka kërkuar ndjesë fansave për mungesën e projekteve të reja, duke bërë të ditur se këtë vit ka vendosur t’i japë përparësi vetes dhe shëndetit.

“Më falni që nuk kemi nxjerrë shumë muzikë këtë vit. Kam qenë duke u fokusuar në shëndet. Kam dashur të këndellem këtë vit dhe ia kam arritur. Jam sober (i pastër) që nga janari”, ka shkruar Buta.

 

Foto: Bashbuta/Instagram

Reperi nuk ka dhënë detaje të tjera rreth sfidave me të cilat është përballur apo arsyes së saktë që e ka shtyrë të fokusohet në këtë drejtim.

Megjithatë, përmes deklaratës së tij ai ka bërë të ditur se tashmë ndihet më mirë dhe se e konsideron të arritur qëllimin që i kishte vendosur vetes për këtë vit.

Krahas muzikës, Buta ka qenë prej vitesh një prej emrave të njohur të skenës së hip-hopit në Kosovë, ndërsa fansat tashmë mbeten në pritje të projekteve të tij të ardhshme muzikore. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Dua Lipa bën daljen e parë publike me vjehrrën e saj22 September 2021
Eduard Kuçi nën kërkim policor, akuzohet për moskallëzim krimi 8 September 2026
Ahmeti për bashkëpunimin me Taravarin: Do ta shqyrtojmë si situatë nëse del nga Qeveria 2 May 2025