ShowBiz
11 November 2026
Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku banorja Behare Maksutaj është detyruar të largohet nga gara për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë shtëpisë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, ku është konfirmuar largimi i saj i papritur.

Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhet në njoftimin e publikuar nga produksioni.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat që çuan në këtë vendim, ndërsa mbetet e paqartë nëse largimi i saj është përfundimtar apo i përkohshëm.

Ndërkohë, produksioni ka njoftuar edhe një tjetër ndryshim në rrjedhën e lojës, duke bërë të ditur se televotimi i kësaj jave do të anulohet për shkak të largimit vullnetar të Behares nga shtëpia.

Mbetet të shihet nëse produksioni do të japë sqarime të mëtejshme për situatën që çoi në largimin e banorës dhe nëse ajo do të ketë mundësi të rikthehet në garë. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme25 August 2021
Mjekët shqiptarë që punojnë në Europë: Situatë shqetësuese, tregoni kujdes27 June 2020
Voton Albin Kurti: Sot e kanë fjalën qytetarët14 February 2021