Nga Bota
15 June 2021
OBSh-ja kritikon Grupin G7: Vaksinat na duhen tani, jo vitin e ardhshëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Covid-19 është duke lëvizur më shpejt se vaksinat kundër kësaj sëmundjeje dhe se zotimi i shteteve të Grupit G7 për të ndarë një miliard doza për shtetet më të varfra thjesht nuk mjafton.

“Kjo është një ndihmë e madhe, por na duhen më shumë (vaksina) dhe na duhen më shpejt. Tash për tash, virusi është duke lëvizur më shpejt se shpërndarja globale e vaksinave”, tha para gazetarëve drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Më shumë se 10 mijë njerëz po vdesin për çdo ditë. Këto komunitete kanë nevojë për vaksina dhe ata kanë nevojë për to tani, jo vitin e ardhshëm”, shtoi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila e udhëheq luftën kundër pandemisë në nivel botëror.

Udhëheqësit globalë shëndetësorë gjithashtu paralajmëruan se zotimi i vendeve të zhvilluara për vaksina përbën një shifër të vogël dhe të vonshme, sepse bota ka nevojë për 11 miliardë doza, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Të përballura me zemërim rreth pabarazisë për qasje në vaksina, grupi i shtatë fuqive të industrializuara u zotua gjatë samitit të fundjavës në Britani për dhurimin e më shumë se një miliard dozave, shumë më shumë sesa 130 milionë vaksinat e premtuara në shkurt.



Të ndryshme
Më shumë
Albulena Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit. Nis zyrtarisht kapitulli i ri politik në Kosovë11 February 2026
Nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut me qeveri të re28 August 2020
Deri dje 137 persona me COVID -19 dhe në izolim janë paraqitur për votim 8 July 2020