Nga Vendi
13 August 2021
Solana: Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do të nis bisedimet me BE-në

Ish-përfaqësuesi i lartë i BE -së, Havier Solana në fjalimin e tij të sotëm me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit bëri të ditur se do të mbetet një “mik shumë i mirë” i vendit tonë.

Solana tha se është i bindur që shumë shpejtë, Shkupi do t’i nis bisedimet për anëtarësim në BE.

“Keni pasur shumë vështirësi në udhëtimin tuaj. Keni pasur vështirësi me zgjidhjen e emrit tuaj. Ju keni pasur probleme me gjuhën tuaj, e cila gjithashtu është zgjidhur, dhe pas marrëveshjes me NATO–n, jam i sigurt që së shpejti do të keni mundësinë për të filluar bisedimet zyrtare me Bashkimin Evropian”, deklaroi ish përfaqësuesi i lartë i BE -së, Javier Solana në një video fjalim me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimi të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.



Të ndryshme
Më shumë
Rifillon projekti energjetik Shqipëri–Maqedoni e Veriut, ndërtohet linja strategjike 400 kV 3 April 2026
Adriana Matoshi e Duda Balje triumfojnë, shpëtojnë nga dhuna nënën me dy vajza të mitura 6 July 2021
Nëna e kritikon Rita Orën: Je veshur shumë shkurt 1 September 2021