Nga Bota
3 September 2021
Frika nga COVID-19, Suedia ndalon hyrjen për kosovarët

Qeveria e Suedisë sot ka vendosur kufizime të reja të udhëtimit, si përpjekje për të reduktuar mundësitë e përhapjes së COVID-19.

Kufizime të përkohshme për udhëtarë që donin të vizitonin Suedinë pati që nga 19 marsi i vitit 2020, që atëherë këto kufizime janë hequr kohë pas kohe teksa me vendimin e fundit disa udhëtarëve të disa vendeve u ndalohet hyrja deri më 31 tetor, shkruajnë mediat suedeze, transmeton Klankosova.tv.

Ndalimi i hyrjes nënkupton që udhëtari që udhëton në Suedi nga një shtet tjetër përveç një shteti të ZEE-së ose Zvicrës do t’i refuzohet hyrja në vend.

Shtetasve nga SHBA, Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi ose Maqedonia e Veriut u ndalohet hyrja në Suedi që nga 6 shtatori.

Shtetasit që kanë leje qëndrimi në Suedi e të njëjtit kanë nevoja veçanërisht urgjente ose që duhet të kryejnë funksionet e nevojshme për të hyrë në Suedi duhet të kenë një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë.

Ndryshimi vjen pas publikimit të fundit të rekomandimeve të Bashkimit Evropian që u vendos më 30 gusht 2021 bazuar në informacionin nga Autoriteti i Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme të BE -së (ECDC) mbi situatën e përkeqësuar me COVID-19 në këto vende.



Të ndryshme
Më shumë
Lorik Cana nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, vlerësim për kontributin dhe identitetin kombëtar13 April 2026
I keqësohet gjendja 11-vjeçares në Zvicër, gjen shërimin në Kosovë21 June 2021
Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene27 October 2021