Nga Vendi
28 January 2024
Shkruhet Historia/ Me 65 vota pro Talat Xhaferi zgjidhet kryeministër i RMV-së

Shkruhet Historia/ Me 65 vota pro Talat Xhaferi zgjidhet kryeministër i RMV-së

Shkruhet Historia/ Me 65 vota pro Talat Xhaferi zgjidhet kryeministër i RMV-së

Ndryshimi i fundit 14:10 28 Janar, 2024

Talat Xhaferi është betuar si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

 

Ai është bërë kryeministër me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim nga 111 deputetë sa ishin në sallë.

 

Betimi i tij u bë para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pas dorëheqjes së Qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Dimitar Kovaçevski.

 

Xhaferi do të qeverisë për 100 ditë pasi bëhet fjalë për një qeveri teknike. Ai i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.

 

BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike./ts



Të ndryshme
Më shumë
Konfiskohet drogë, arrestohen pesë persona mes tyre edhe ish të punësuar në MPB e Maqedonisë23 July 2021
70-vjeçari në Itali shkatërron Ferrarin me vlerë 135 mijë euro 8 September 2021
Pacienti me COVID-19 nuk e lë çajin e ‘rusit’ as në spital ... 9 September 2021