Nga Vendi
15 July 2020
Janë hapur vendvotimet në rajonin e Tetovës, 184,132 qytetarë me të drejtë vote

Filloi votimi në gjashtë komuna në rajonin e Tetovës ku sot mundësi për të përzgjedhur kandidat për deputetë do të kenë gjithsej 184.132 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 vendvotime.

Më shumë votues ka në komunën e Tetovës, me 84.454 votues në 117 vendvotime. Vijon Bogovinja me 27.812 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë 23.926 votues, ndërsa numri i vendvotimeve është 35.

Tearca numëron 22.238 votues dhe 30 vendvotime. Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.534 qytetarë. Më pak votues ka në komunën e Jegunovcës ku janë regjistruar 10.168 votues dhe 21 vendvotime.



Të ndryshme
Më shumë
“Sofra Shkupjane” solli atmosferë festive në Sheshin “Skënderbeu”19 June 2026
“Air Albania” drejt transformimit, FSHF nis investimet për Euro U-21 2027”21 April 2026
Përplasjet për gjuhën shqipe në “Safe City”, opozita kërkon dorëheqjen e kreut të Kushtetueses12 March 2026