Nga Rajoni
5 February 2026
Ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet në reanimacion, gjendje e qëndrueshme pas ndërhyrjes

Prej ditës së djeshme, ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ndodhet i shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, në repartin e reanimacionit, pasi është paraqitur me probleme në frymëmarrje. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, raporton se gjendja e ish-kreut të shtetit paraqitet e qëndrueshme.

 

Pas konsultës së zhvilluar ditën e sotme, mjekët e ekipit të aritmologjisë kanë vendosur t’i vendosin një pacemaker me dy dhoma. Pajisja ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës, pasi Moisiu vuante nga rrahje të ngadalta të zemrës, të njohura si bllok atrioventrikular, i lidhur me moshën.

 

Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe në përmirësim.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM për fushatën e Qeverisë: Të gjitha fotografitë janë shkarkuar nga interneti dhe kushtojnë 20 euro25 August 2021
Para koncertit në Korçë, Goran Bregoviq merr ‘bekimin’ e nënkryetarit të komunës së Beogradit19 August 2021
Rikthehet Nazmi Sfishta: Unë jam i dërguari i Allahut 5 July 2021