Nga Rajoni
26 April 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën babë e bijë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin dytësor Lezhë-Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave.

Viktimat janë identifikuar si Anton Keçi dhe vajza e tij Bora Keçi. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por është konstatuar vetëm në mbrëmje.

Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit, kanë nisur kërkimet, ndërsa më pas shërbimet e policisë, gjatë patrullimit në zonë, kanë gjetur automjetin e përmbysur në një kanal, i cili ishte vështirë i dallueshëm.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit për viktimat.



Të ndryshme
Më shumë
Leonora Jakupi e tepron me ‘photoshop’, arrin të ‘zhduk’ edhe krahun nga trupi i saj21 July 2021
BE vlerëson progresin e Malit të Zi, kërkon intensifikim të reformave kyçe 5 May 2026
LSDM: OBRM-PDUKM dëshiron ta minojë hetimin e pavarur për zjarrin10 September 2021